Shkurtaj: Goli? Më shumë më kënaqi fitorja
Vasil Shkurtar realizoi ndaj Kamzës golin e tij të parë me fanellën e Kukësit në Superiore.
Si e keni dorën që dëmtuat?
Kam dhimbje në këtë moment dhe do të bëjmë një grafi. Do të shohim nëse do jetë problem apo jo.
Shënuat goli i parë me Kukësin…
E prisja këtë gol, jam i kënaqur. Por më shumë, për 3 pikët. Tani shohim për ndeshjen tjetër.
Si është marrëdhënia me Reginaldon…
Është ndeshja e dytë që luajmë bashkë. Mund të plotësojmë njëri-tjetrin.
Më mirë Rroca apo Reginaldon pas?
Është e vështirë kjo. Unë me Reginaldon plotësohem, por edhe Rroca është i rëndësishëm, sepse më pason mirë. Këtë gjë duhet ta vendosë trajneri.
Shënuat me zgjuarsi sot…
Kam pasur edhe raste të tjera në këto ndeshje, por nuk kam shënuar. Tani që erdhi momenti, jam shumë i kënaqur.



