Champions League

Shorti i Champions/ Messi kundër CR7, Bayerni i pafat. Buzëqeshin Juventusi dhe Interi

Sot është hedhur shorti i raundit të 1/8-ve në Champions League. Duele të forta dhe shumë interesante kanë rezervuar goglat në Nyon të Zvicrës.

Manchester United-PSG është një nga duelet më të bukura, me Leo Messin që do të sfidojë Cristiano Ronaldon për një biletë në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube.

Atletico Madrid-Bayern Munchen është një tjetër përballje shumë e fortë. Bavarezët janë favoritë, por ekipi i Diego Simeones nuk duhet nënvlerësuar kurrë.

Kampionët në fuqi të Chelsea do të sfidojnë francezët e Lille, teksa mund të cilësohet i pranueshëm shorti për ekipet italiane. Interi do të sfidojë holandezët e Ajax, ndërsa Sportingu i Lisbonës është rivali i Juventusit.

Manchester City do të ketë përballë Villareal, skuadrën fituese të Europa League, me Pep Guardiolën që do të rikthehet në Spanjë.

Buzëqesh edhe Liverpooli i Klopp, që duhet të kalojë austriakët e Salzburg për t’u kualifikuar në tetë ekipet më të mira të kontinentit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15-16 dhe 22-23 shkurt, ndërsa takimet e kthimit do luhen më 8-9 dhe 15-16 mars.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency