Europa League

Shorti i Europa League-s, Barcelona rivalë të kalueshëm në 1/8-at

Sot, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League-s, ku do të mungojnë përfaqësuesit e klubeve për shkak të epidemisë.

18 skuadrat që do të marrin pjesë në short do të jenë të vendosura në dy vazo: në vazon e parë janë skuadrat që u kualifikuan direkt në këtë fazë si të parat në grupet respektive, ndërsa në vazon e dytë janë fituesit e fazës “play off”.

Vazoja e parë: Olympique Lyon, Monaco, Spartak Moska, Zrvena Zvezda, Galatasaray, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt dhe West Ham.

Vazoja e dytë: Barcelona, Sevilla, Betis, Leipzig, Porto, Atalanta, Rangers dhe Braga.

Për Barcelonën nuk ka kundërshtarë të pakalueshëm më letër, gjithsesi ekipe të tilla si Lyon, Monaco, Leverkusen apo West Ham nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 10 mars dhe ato të kthimit shtatë ditë më vonë.

Për çerekfinalet do të ketë short të pastër, duke lejuar skuadrat nga i njëjti vend të përballen me njëra-tjetrën me të njëjtin objektiv: finalen e “Sánchez Pizjuán” më 18 maj.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency