Nations League

Shorti i Nations League/ Greqia s’i ndahet Kosovës, njeh kundërshtarët edhe Maqedonia e Veriut

Edicioni i tretë e Nations League ka marrë udhë mbrëmjen e sotme në Nyon të Zvicrës, ku u hodh edhe shorti për fazën e grupeve. Kosova dhe Maqedonia e Veriut garojnë në Ligën C të këtij kompeticioni teksa shorti vendosi “dardanët” në Grupin 2 bashkë me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe ekipin fitues mes Qipros e Estonisë.

Interesant është fakti se Kosova bie për të dytën herë radhazi në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve me Greqinë, teksa me helenët u përball edhe në eliminatoret e Kupës së Botës, që përfunduan në muajin nëntor të këtij viti.

Liga C

Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi.

Grupi 2: Qipro/Estoni, Kosova, Greqi, Irlanda e Veriut.

Grupi 3: Kazakistan/Moldavi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Sllovaki.

Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Bullgari.

Liga D

Grupi 1: Letoni, Andorrë, Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtejn.

Grupi 2: San Marino, Qipro/Estoni, Malta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency