Nations League

Shorti/ Shqipëria “peshkon” Rusinë, Greqia nuk i ndahet Kosovës, Liga A ofron grupe ferri

Edicioni i tretë e Nations League ka marrë udhë mbrëmjen e sotme në Nyon të Zvicrës, ku u hodh edhe shorti për fazën e grupeve. Pasi garoi në Ligën C dy edicionet e para të Nations League, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në Ligën B, teksa pasditen e sotme njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion.

Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kur trajner ishte Giani De Biasi.

Liga B
Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina

Grupi 2: Shqipëria, Izrael, Rusi, Islandë

Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnjë & Hercegovinë

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi

– Përballje të jashtëzakonshme ndërkohë ka prodhuar shorti në Ligën A, e veçanërisht në Grupin C, ku bëjnë pjesë Italia, Gjermania, Anglia dhe Hungaria, ndërsa Grupi B ofron derbin iberik mes Spanjës e Portugalisë dhe Grupi D përballjen mes Belgjikës e Holandës.

Liga A
Grupi 1:  Francë, Danimarkë, Kroaci, Austri.

Grupi 2: Spanjë, Portugali, Zvicër, Çeki.

Grupi 3: Itali, Gjermani, Angli, Hungari.

Grupi 4: Belgjikë, Holandë, Poloni, Uells.

– Kosova dhe Maqedonia e Veriut garojnë në Ligën C të këtij kompeticioni teksa shorti vendosi “dardanët” në Grupin 2 bashkë me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe ekipin fitues mes Qipros e Estonisë.

Interesant është fakti se Kosova bie për të dytën herë radhazi në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve me Greqinë, teksa me helenët u përball edhe në eliminatoret e Kupës së Botës, që përfunduan në muajin nëntor të këtij viti.

Liga C
Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi

Grupi 2: Qipro/Estoni, Kosova, Greqi, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Kazakistan/Moldavi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Sllovaki

Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari

Liga D
Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtejn.

Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency