Lajme

Shorti i gjysmëfinaleve, me fat Trepça ’89 dhe Feronikeli

Në mesditë, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Digitalb Kupës së Kosovës. Goglat “vendosën” që Vëllaznimi të përballet me Trepçën ’89, ndërsa Ballkani do të sfidohet nga Feronikeli.

Një short i kënaqshëm për skuadrën nga Drenasi, e cila lufton me Prishtinën për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës, ku nuk përjashtohet nga gara as Llapi.

Edhe Trepça ’89 ishte me fat, pasi mendohet ta ketë më të lehtë me ekipin Gjakovar, që luan një kategori më poshtë. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 17 prill, ndërsa të kthimit pas dy javësh, respektivisht më 1 maj. Fituesi i Kupës luan në Europa League

Gjysmëfinalet:

Vëllaznimi – Trepça ‘89

Ballkani – Feronikeli

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency