Show në Glasgow, Federer sfidon Murray me fustanellë (Foto)
Klasi nuk është ujë. Roger Federer është paraqitur në fushë në Glasgoë për ndeshjen e bamirësisë ndaj tenistit vendas Andy Murray i veshur me fustanellë. Kampioni zviceran i tenisit ka përdorur veshjen tipike skoceze për gjatë disa pikëve duke dhuruar spektakël dhe të qeshura për të pranishmit në stadium. Ndërkohë Murray në krahun tjetër për të respektuar në maksimum rivalin e tij ka vendosur në kokë një beretë skoceze.










