Shpallen 10 sportistët më të mirë të vitit, shpërthen Erkand Qerimaj
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka publikuar listën me 10 sportistët më të mirë të vitit 2017.
Në vlerësimim e tij, KOKSH pati pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitetet e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura.
E para u rendit atletja Luiza Gega, kampione dhe rekordmene e atletikës shqiptare, ndërsa më pas vijonte Izmir Smajlaj, që u shpall kampion Europe në kërcim së gjati., në europianin e organizuar në Serbi.
Ja 10 sportistët më të mirë të vitit:
| Luiza Gega | Atletikë |
| Izmir Smajlaj | Atletikë |
| Jon Vrenozi | Xhudo |
| Ergent Prizreni | Mundje |
| Liridona Rexha | Ping Pong |
| Nikol Merizaj | Not |
| Elord Gjana | Karate |
| Krenar Zeneli | Boks |
| Erblira Bici | Volejboll |
| Endrit Hysenagolli | Basketboll |
Gjithsesi, kjo listë nuk ka kaluar pa polemika, teksa peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj ka mbetur I zhgënjyer që nuk është bërë pjesë e saj.
Ai hodhi dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes, teksa evidentoi edhe faktin që as medaljet, (e argjendë në europian dhe e bronztë në botëror), por as renditja mes më të mirëve në Federatën Botërore të Peshëngritjen, nuk ka mjaftuar që të bëhet pjesë e 10-shes në Shqipëri.



