Premier League

Shpalli Italinë kampione të Europës, Mancini i kthen përgjigje United për interesin

Drejtuesit e Manchester United janë duke zhvilluar së fundmi negociata me shumë trajnerë për të zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer. Një ndër emrat që kanë kontaktuar Djajtë e Kuq ka qenë edhe trajneri i kombëtares, Roberto Mancini.

Mirëpo, ky i fundit ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke theksuar se dëshiron të qëndrojë i përqëndruar te azurrët të cilët në mars do të luajnë edhe Play-Off për Katar 2022.

Kujtojmë se Mancini ka qenë më parë pjesë e Premier League teksa ka trajnuar Manchester City, madje me sukses sepse ia ka dalë të fitojë titullin kampion. Në këtë formë, United e ka menduar si teknikun e duhur për t’i rikthyer te suksesi, megjithatë italiani ka synim vetëm kombëtaren.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency