Kategoria Superiore

Shpërndarja e golit në Superiore, edhe këtu dominon Skënderbeu

Fundi i vitit është dhe kohë bilancesh dhe statistikash për ecurinë e një skuadre dhe në Superiore, Skënderbeu duket se është ekipi që kryeson në çdo aspekt madje dhe sa i përket shpëndarjes së golit te futbollistët e saj. Korçarët jo vetëm që janë kampion të dërgimit të topit në rrjetë me 31 gola por gjithashtu janë dhe skuadra që ka dërguar më shumë lojtarë te goli. Plot 10 futbollistë kanë shënuar në 16 javët e para te Skënderbeu gjë që tregon se përgjithësisht jo vetëm loja është e konsoliduar por dhe shpërndarja e golit te ujqërit e dëborës. Sigurisht që nuk kanë shënuesin më të mirë për momentin në Superiore por gjithsesi mund të krenohen se te korçarët festojnë të gjithë. Ashtu siç janë vendosur ekipet në bazë të pikëve në renditje, ashtu janë vendosur dhe në klasifikimin e ekipeve që dërgojnë më shumë futbollistë në rrjetë. Në vendin e dytë në këtë renditje të vecantë, pozicionohet Flamutari që ka plot 9 lojtarë që kanë gjetur golin në 16 javët e para, ndërsa pas vlonjatëve renditet Laçi me 8 shënues të ndryshëm gjatë kësaj periudhe. Në po të njëjtën shifër qëndron dhe Teuta, tek e cila kanë shënuar plot 8 futbollistë në 16 javë dhe shpërndarja më e madhe konsiston në mesfushë, aq sa realizuesi më i mirë është Dedic me 5 gola. Kukësi, Partizani,Vllaznia dhe Lushnja kanë dërguar te goli plot 7 futbollistë, por te të kuqtë sulmuesit shënojnë me pikatore teksa kanë prodhuar vetëm 3 gola në total, ndërsa te Kukësi mungojnë golat nga mesfushorët. Kamza dhe Luftëtari janë ndërkohë dy skuadrat që varen nga më pak individë për të gjetur rrugën e rrjetës, pasi vetëm 5 futbollistë të tyre kanë mundur të shënojnë në 16 javët e para, pavarësisht se me numër golash të shënuar janë ndër ekipet që realizojnë më tepër në kampionat.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency