Futboll

Shpërthen bomba në autobus, plagoset portieri, por klubi brazilian zbret në fushë dhe fiton

Shpërthim në autobusin e skuadrës braziliane Bahias, ndërsa i drejtohej stadiumit “Fonte Nuova”, përr ndeshjen me Sampaio Correa, e vlefshme për Copa do Nordeste. Lënda plasëse shkaktoi disa të plagosur, por më i dëmtuari ishte portieri Danilo Fernandes, i cili është transportuar menjëherë në spital për trajtim të specializuar, pasi shpërthimi i ka shkaktuar plagë në fytyrë, madje duke i rrezikuar seriozisht njërin sy. Portieri brazilian është në gjendje të stabilizuar, por e kaloi natën në spital. Përveçse në fytyrë, ka plagë të shumta edhe në qafë dhe gjymtyrë.

Pavarësisht episodit shumë të rëndë, Bahia sërish vendosi të zbriste në fushë, duke e mbyllur me fitoren 2-0 një mbrëmje që nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, falë golave të Simoes dhe Rodallegas.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency