Lajme

Shpërthen ish-tenisti ukrainas: Kafshë, ushtri klounësh!

Ish-tenisti ukrainas, Aleksandër Dolgopolov, numri 12 në botë në renditjen ATP në vitin 2012, publikoi një mesazh të ashpër në llogarinë e tij në Twitter, shoqëruar me pamjet e një shpërthimi të dyshuar të një “bompë vakuumi”, e përdorur nga ushtria ruse në luftën me Uktainën.

“Thjesht për të kuptuar nivelin e panikut të armikut tonë. Plotësisht i padobishëm në terren. Super ushtri klounësh. Kjo është një bombë vakuumi e ndaluar, nëse jeni të interesuar. Putin nuk mund ta kuptojë se ai nuk mund ta fitojë këtë luftë përveçse me shkatërrim të plotë bërthamor. E gjithë bota e urren Rusinë tani. Kafshët!”

Bomba me vakuum e përmendur nga Dolgopolov, e quajtur edhe bombë termobarike, përbëhet nga shpërthimi i një ngarkese të parë të një gazi (ose karburanti) që përzihet me oksigjenin në atmosferë, e ndjekur nga një shpërthim i dytë që konsumon me shpejtësi oksigjenin duke krijuar një vakum dhe një shpërthim me temperaturë të lartë që mund të shkaktojë vdekje nga mbytja. Është një lloj arme e ndaluar nga Konventa e Gjenevës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency