Shpërthen Kramaric, Hoffenheimi mposht 3-1 Hanoverin
Skuadra e Hoffenheimit fitoi 3-1 me Hanoverin në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Bundesligës, duke i marrë vendin e katër, të paktën përkohësisht, Bayer Leverkusenit, që pret këtë të shtunë Stuttgartin. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teska golit të Kramaric në minutën e 16-të, Hanoveri iu përgjigj me finalizimin e Karaman.
Gjithsesi, në pjesë e dytë vendasit shënuar edhe dy gola tjerë me të njëjtin autor, Kramaric, që sigloi tregolësh duke marrë në shtëpi topin e sfidës. Hanoveri edhe pse ka një distancë sigurie prej 6 pikësh me ndjekësit më të afërt ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën në Bundesligë.



