Ligue 1

“Shpërthyen” kundër arbitrave pas ndeshjes me Nantes, Verrati dhe Leonardo rrezikojnë dënime drastike

Pas humbjes së PSG ndaj Nantes mbrëmjen e së shtunës, mesfushori, Marco Verratti dhe drejtori sportive i klubit, Leonardo sulmuan arbitrat dhe të dy ata rrezikojnë shumë tashmë.

Leonardo dhe Verratti nuk e përtypën dot humbjen me rezultatin 3-1 dhe pas disfatës së kësaj të shtune në mbrëmje, ata drejtuan gishtin drejt arbitrave të takimit.

“Ne na bëjnë m*t gjyqtarët. Kundër nesh ekziston dëshira për të thënë ‘Unë fishkëllej kundër teje’. VAR nuk funksionon. Ne e humbëm lojën, Nantes bëri ndeshje të mirë dhe jam shumë i lumtur për Kombouare-n, por nëse shikojmë menaxhimin e ndeshjes… nuk më pëlqen”, – u shpreh Marco Verratti, përpara se edhe Leonardo të reagonte ndaj vendimeve të gjyqtarëve, për të cilët theksoi se nuk vendosën kundër lojtarëve të PSG-së.

“Gjyqtarët fishkëllenin kur kishte momente kundër Mbappe, Neymar apo Messit, por jo kur veprohej kundër tyre.”-theksoi ai.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Marco Verratti dhe Leonardo mund të sanksionohen për shkak të deklaratave të tyre kundër arbitrazhit që gjykoi ndeshjen Nantes-PSG. Siç raportohet nga mediat franceze, Këshilli Kombëtar i Etikës (CNE) i Federatës Franceze të Futbollit mund të marrë masa drastike, ndryshe nga Komiteti Disiplinor i Ligës. Mbetet për t’u parë nëse CNE do të vendosë të merret me këtë dosje

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency