Shpëtoi në ndeshjen e fundit, Leeds shpenzon 33 milionë euro për blerjen e fantazistit amerikan
Pasi siguroi mbijetesën në Premier League vetëm në javën e fundit të sezonit, Leeds United ka nisur menjëherë merkaton, për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Kështu blerja e parë e klubit anglez është amerikani Brenden Aaronson, i cili vjen nga austriakët e Salzburgut, ku gjatë sezonit të fundit ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 10 asiste.
Futbollisti 22-vjeçar luan si fantazist dhe ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Leeds United, ku me shumë gjasë do të marrë vendin e Raphinhës, pasi për brazilianin ka oferta të shumta nga klube të mëdha europiane.
Për kartonin e Aaronson, klubi anglez do të paguajë rreth 33 milionë euro në arkat e austriakëve të Salzburgut, të cilët pas Adeyemit, shesin një tjetër talent.



