Premier League

“Shpirti i ekipit”, Klopp: Stili i lojës së Liverpoolit? Merita e një lojtari!

Roberto Firminho e ka humbur postin e titullarit te Liverpooli, por Jurgen Klopp e ka shprehur gjithmonë publikisht vlerësimin e tij për sulmuesin. Konkurrenca në ofensivën e “The Reds” është e fortë, por braziliani nuk mund të largohet.

Juventusi tentoi ta transferonte në Serie A dhe ofroi 22 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit, por klubi anglez ka refuzuar ofertën. “Bobby është thelbësor për ne, ai është zemra dhe shpirti i ekipit.

Mënyra se si ne kemi luajtur gjatë viteve të fundit ka qenë e mundur vetëm falë tij. Është stërvitur shumë mirë në këtë fazë përgatitore”, deklaroi Jurgen Klopp në lidhje me lojtarin e kombëtares braziliane.

Firminho është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar gjashtë trofe në “Anfield”, ku nuk harrohet titulli i vitit 2020 dhe Champions League (2019).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency