Shqetësohen Reali dhe Barcelona, City me plan të qartë për Haaland
Manchester City vazhdon të marshojë drejt titullit të katërt kampion në Angli me Pep Guardiolën në pankinë, teksa fitimi i Champions League mbetet ëndrra e madhe.
Kupa me veshë të mëdhenj nuk ka zbarkuar kurrë në pjesën blu të qytetit të Manchesterit, me “Cityzens” që do të sfidojnë Sportingun e Lisbonës për një biletë në çerekfinale.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Drejtuesit e City po mendojnë për sezonin e ardhshëm, aty ku mendohet se do të kryhen tre përforcime. I pari në sulm: Erling Haaland pëlqehet shumë, me norvegjezin që premton gola për shumë vite.
Së shpejti do të ndodhë një takim me Mino Raiolën, agjentin e sulmuesit të Borussia Dortmund, i cili do të kushtojë 75 milionë euro në merkaton e verës. City do të tentojë arritjen e një akordi të menjëhershëm, për të mposhtur konkurrencën me Real Madrid dhe Barcelonën.
Ndërkohë, The Athletic bën të ditur se alternativat e Haaland për repartin ofensiv janë Alexander Isak (Real Sociedad), Harry Kane (Tottenham) dhe Dusan Vlahovic (Fiorentina).
Pep Guardiola ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që një qendërsulmues nuk mjafton, pasi ai ka nevojë edhe për një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor qëndror.
Quiz Cat: No Quiz found



