Moshat Kuqezi

Shqipëri-Angli, U-21 luajnë sot vetëm për një objektiv

Shqipëria 21-vjeçarëve do të zbresë sonte në fushën e lojës, në tokën angleze, në sfidën e javës së nëntë për kualifikueset e Euro 2023 të kësaj grupmoshe.

Të besuarit e Alban Bushit kanë mbyllur çdo llogari me kualifikimin, pasi “kuqezinjtë” renditen në vendin e pestë me 9 pikë.

Shqipëria rikthehet pas ndeshjeve të fund marsit, por prezantohet në këtë sfidë ndaj Anglisë pas 4 humbjeve radhazi, e fundit në “Elbasan Arena” përballë “Tre Luanëve” me rezultatin 0-3.

Objektivi i mbetur është pozicionimi sa më i mirë në klasifikim, por përballë do të jenë kryesuesit dhe pretendentët e Grupit G. Pas Anglisë, Shqipëria do të mbyll kualifikueset në “Elbasan Arena” përballë Kosovës, me “Dardanët” që për momentin renditen në vendin e tretë me 11 pikë, por pa shanse kualifikimi.

Angli – Shqipëri luhet sonte duke filluar nga ora 20:45 në “Technique Stadium” në Chesterfield.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency