Moshat Kuqezi

Shqipëri-Kosovë (U-21)/ Bushi dhe Bunjaki zyrtarizojnë formacionet

Në orën 19:30, në “Elbasan Arena” do të nisë sfida e 21-vjeçarëve Shqipëri-Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2023”. Alban Bushi dhe Albert Bunjaki kanë zyrtarizuar formacionet startuese të kësaj sfidë. Kuqezinjtë do të kërkojnë më ngulm fitoren për të parakaluar pikërisht dardanët 21-vjeçarë, të cilët në sfidën e parë triumfuan 2-1 më përmbysje, duke zhvlerësuar golin e Karricës në minutën e 58-të. Për vendësit, në “Fadil Vokrri” shënuar Krasniqi dhe Sejdiu. Gupin G e kryeson Anglia me 25 pikë në 9 ndeshje, Kosova është e katërta me 11 pikë, ndërsa Shqipëria e pesta me 9 pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency