Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova ngjiten pa luajtur, Argjentina parakalon Anglinë

Asnjë ndryshim esencial në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin shkurt. Shqipëria fiton një pozicion, edhe pse përfaqësueset evropiane nuk kanë pasur aktivitet në muajin e fundit. Nga vendi i 66-të, kuqezinjtë ngjiten në të 65-tin, falë rënies me disa vende të Republikës Demokratike të Kongos. I njëjti efekt edhe për Kosovë, që fiton dy pozicione – ishte e 11ë-ta dhe shkon në vendin e 109-të- për shkak të rënies drastike të Guinea Bissau dhe të Zelandës së re.

Sa i përket top-10-shes, bie në sy vetëm ngjitja e Argjentinës me një pozicion, duke zhvendosur në vendin e pestë Anglinë. Përfaqësuesja bardhekaltër fitoi terren ndaj “Tre Luanëve” falë fitoreve në eliminatoret e Amerikës së Jugut për “Katar 2022”, 2-1 në fushën e Kilit dhe 1-0 përballë Kolumbisë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency