Shqipëria e femrave mbetet në kuotën 0, mposhtet dhe nga Polonia
Humbje identike si ajo ndaj Zvicrës në Elbasan Arena për kombëtaren shqiptare të femrave, edhe pse këtë herë sfida u luajt në Loro Boriçi. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima u mposhtën me të njëjtin rezultat si ndaj përfaqësueses helvete këtë herë nga Polonia që në Shkodër triumfoi me rezultatin 4-1 duke i shkaktuar humbjen e 4-t në po aq takime, Shqipërisë në grupin 2 kualifikues të Botërorit të vitit 2019. 2 gola të shpejtë të polakeve në vetëm 13 minuta më Sikoran dhe Guscioran ja kthyen në një malore të vërtetë sfidën vajzave kuqezi. Polonia e çoi në 0-3 rezultatin që në pjesën e parë falë golit të Winczo në të 37-ën, ndërkohë që në pjesën e dytë vajzat polake gjetën edhe një tjetër gol me të njëjten autore Winczo. Golin e flamurit për Shqipërinë e shënoi Megi Doçi në minutën e 78-të. Pas 4 ndeshjeve të para skuadra e Armir Grimës pozicionohet në vendin e fundit në grup teksa nuk ka grumbulluar asnjë pikë ndërkohë që ka shënuar 2 gola dhe ka pësuar plot 14.



