Kombëtare

“Shqipëria e jona edhe kur humbet”, Edi Rama: Më e mira nuk ka ardhur ende

Humbja 5-0 me Anglinë në “Wembley” shkaktoi kritika të shumta të opinionit sportiv dhe tifozëve kundrejt kombëtares së Edi Rejës.

Kuqezinjtë reaguan dhe fituan sonte 1-0 ndaj Andorrës. Endri Çekiçi ktheu në gol një penallti (73′), duke gjetur golin e parë personal me Shqipërinë, që theu rekord pikësh (18) në historinë e eliminatoreve të Botërorëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi një status pas ndeshjes në rrjetet sociale, duke falënderuar djemtë kuqezi dhe trajnerin Edi Reja për emocionet që na dhuruan në këtë fazë eliminatoresh.

Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe trajneri ynë, meritojnë falënderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan.

Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare“, shkruan kryeministri i Shqipërisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency