Kombëtare

Shqipëria me mungesa? Ja çfarë i ka ndodhur Skocisë

Lista e Panuccit ka pësuar disa ndryshime që nga momenti kur trajneri italian vendosi ta publikonte, kjo për shkak të dëmtimeve, por në këtë rast fati është treguar i barabartë për të mos thënë që ka favorizuar kuqezinjtë.

Skocia është përfshirë nga një “furtunë” dëmtimesh. 8 janë futbollistët të cilët kanë qenë të detyruar të braktisnin grumbullimin e përfaqësueses skoceze që nga çasti kur trajneri Alex McLeash vendosi të publikonte listën anti-Shqipëri.

I pari ishte portieri Jon McLaughin, i pasuar nga ai i Celtic-ut, Craig Gordon, e më pas u larguan edhe mbrojtësi i Blackburnit, Charlie Mulgrew, mesfushori i Fulhamit Kevin McDonald. Këtë rrugë ndoqën më tej Stephen O’Donell, Ryan Jack dhe Michael Devlin. I fundit që braktisi përfaqësuesen ishte mesfushori i Aston Villës, John McGin. Ndërkohë që pa u prezantuar lista ishin konfirmuar dëmtimet e Steven Naismith, Mat Richie-t dhe Robert Snowgrassit. Nëse i referohesh formacionit që zbriti në fushë kundër kuqezinjve në “Hampden Park”, janë 5 futbollistët që nuk do të zbresin në fushë në Shkodër, duke nisur nga autori i golit të parë Naismith, së bashku me McDonald, Mulgerw, O’Donell dhe McGin. Kjo situatë ka provokuar jo pak polemika në Skoci, sepse një pjesë e opinionit mendon që në ditët e sotme futollistët e përfaqësueses e kanë shumë të thjeshtë të braktisin kombëtaren, mjafton një shqetësim minimal për t’u larguar menjëherë nga skuadra.

Nuk është mirë të lumturohesh me fatin e keq të dikujt, megjithatë për të fituar 3-0 na duhet edhe fatkeqësia e Skocisë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency