Kombëtare

Shqipëria, ndaj Italisë për një surprizë në mbyllje

Rikthehen Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli pasi kanë shlyer pezullimin, nuk do të jenë Taulant Xhaka dhe Azdren Llullaku që paguajnë kartonat e marrë ndaj Spanjës. Nuk ka shumë kohë për të qarë disfatën e pësuar në Alicante, menjëherë mendja dhe energjitë fokusohen te sfida e së hënës në “Loro Borici”.

Kuqezinjtë kanë zbritur në Rinas që në orët e para të mëngjesit dhe nuk ka pushim, përgatitjet nisin menjëherë pasi ndaj Italisë duhet dicka ndryshe, për t’i bërë mbylljen e duhur eliminatoreve dhe forcuar bazat për objektivin e vërtetë, eliminatoret e Europianit 2020. Vjen Italia, një ëndërr e hershme e shqiptarëve për një mijë e një motive, por këtë herë nuk luhet thjesht për të admiruar klasin e  Insinjes me shokë, për këtë mjaftoi e teproi Spanja.

Të kaltrit e Venturës do të kërkojnë një reagim pas barazimit ndaj Maqedonisë, me italianin Panucci që i duhet t’u prishë festën në Shkodër. E lehtë të imagjinohet një formacion ndryshe nga ai i “Rico Perez”, megjithatë është e kotë të aludosh, me Panuccin që brenda këtyre dy ditëve i duhet të kristalizojë gjithcka për anti-Italinë, ndeshje ku nuk do të mjaftojë thjesht përfaqësimi, pasi kërkohet edhe një rezultat historik. Në fund të fundit, nëse ia doli Maqedonia në “Olimpico” të Torinos, përse të mos e arrijnë kuqezinjtë në “Loro Borici”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency