Shqipëria në vendnumëro, Kosova rekord historik në renditjen e FIFA-s!
Shqipëria nuk bën hap pas por as përpara, në renditjen e re të FIFAS për muajin dhjetor. Kuqezinjtë pavarsisht humbjes turpëruese me shifrat 0-4 ndaj Skocisë në Nations League dhe fitores 1-0 në miqësoren ndaj Uellsit kanë qëndruar në vendnumëro, pasi edhe për këtë muaj pozicionohen në vendin e 60-të në kuotën 1372 pikëve. Përpara skuadrës së Panuccit pozicionohet Bolivia ndërsa pas Shqipërisë renditjen përfaqësuesja afrikane e Burkina Fasos. Një hap të madh përpara ka bërë Kosova që falë dy fitoreve të thella respektivisht ndaj Maltës dhe Azerbaixhanit me shifrat 0-5 dhe 4-0 ka ngjitur 6 pozicione duke vendosur një rekord historik për përfaqësuesen më të re të Europës. Falë kualifikimit në play-offin e Nations League, Kosova tashmë pozicionohet në vendin e 131-të, pozicionimi më i lartë ky i arritur ndonjëherë në FIFA. Përsa i përket përfaqësueseve që kryesojnë klasifikimin e FIFA-s, vendi i parë mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Franca me vetëm 1 pikë disavantazh, Brazili dhe Kroacia.



