Femrat

Shqipëria njeh kundërshtarët e eliminatoreve të Europianit U-19 dhe U-17

Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjeorgji 2020” për kombëtaren e femrave U-19. Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Azerbaixhanin.
Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet në Portugali në datat: 02, 05, dhe 08 Tetor 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në “Elite Round” do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 12 grupet.

Eshtë hedhur gjithashtu edhe shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Suedi 2020” për kombëtaren e femrave U-17. Gjithsej jane 11 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e shtatë së bashku me Greqinë, Lituaninë dhe Republikën e Irlandës. Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në Lituani në datat 10, 13 dhe 16 Shtator 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 26, ku 22 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 11 grupet.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency