Conference League

Shqipëria si Rusia, Athina dhe Shkupi mund të marrin finalen e Conference League

Organizmi i qeverisë së futbollit europian, UEFA, siç raporton “Associated Press”, po monitoron situatën në lidhje me krizën ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës, me mundësinë për të ndryshuar vend zhvillimin e finales së Champions League.

Finalja është programuar për t’u luajtur në “Gazprom Arena” në Shën Pjetërburg, më 28 maj, por UEFA tanimë po e rishikon këtë vendim, pasi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vendosi të dërgojë trupa ushtarake në Donbas, rajonin lindor të Ukrainës.

UEFA bëri të ditur se për momentin vendzhvillimi i finales së Champions nuk është ndryshuar, por duke shtuar se “po monitoron nga afër dhe në mënyrë konstante situatën”.

Por dilemat e UEFA-s nuk kanë të bëjnë vetëm me Rusinë, pasi edhe finalja e Conference League në Tiranë, e programuar për në datën 25 Maj, është në dyshim. Fitimi i të drejtës për të mikpritur për herë të parë në histori një event madhor si finalja e një kompeticioni europian, ishte një fitore e madhe për futbollin shqiptar, fryt i një pune disa vjeçare, jo vetëm me ndërtimin e “Air Albania”, por edhe përpjekjet për të fituar të drejtën e një organizimi të tillë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithatë këmbëngulja e politikës për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të FSHF-së, po kërcënon seriozisht zhvillimin e finales në Tiranë.

Vetë Presidenti i UEFA-s Ceferin vizitoi pak javë më parë Shqipërinë, ku pati edhe një takim me kryeministrin Rama, ku mori garanci për mosndërhyrjen e politikës në fushatën zgjedhore të futbollit, por faktet kanë treguar të kundërtën, me presionet politike që kanë vijuar me këmbënguljen për të prishur zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një situatë të tillë, në UEFA po studiojnë mundësinë për ta zhvendosur finalen nga Tirana, dhe madje kanë gati edhe alternativat me Shkupin apo Athinën që mund të fitojnë të drejtën e organizimit të finales së Conference League. Një vendim i tillë do të ishte padyshim një goditje e madhe për imazhin e vendit dhe një njollë për politikën shqiptare, që për shkak të makutërisë për të pushtuar edhe “ishullin e fundit”, futbollin, merr një ndëshkim të njëjtë me atë të Putin, që kërkon të pushtojë Ukrainën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency