Futboll

Shqipëria U-16 fiton turneun UEFA Development

Kombëtarja shqiptare e 16-vjecarëve ka triumfuar në turneun “Uefa Development U-16”  që u zhvillua në San Marino. Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic arriti të fitonte edhe sfidën përmbyllëse përballë San Marinos me rezultatin 3-1. Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për ekipin tonë që e pa veten në disavantazh, megjithatë në pjesën e dytë kuqezinjtë përmbysën gjithçka. Papa baraspeshoi rezultatin në minutën e 48-të. Ishte i njëjti futbollist që realizoi edhe golin e epërsisë për Shqipërinë, teksa shifrat 3-1 i fiksoi Sulovari.

Ky sukses i dha mundësinë kuqezinjve ta mbyllin në vendin e parë me 8 pikë duke lënë pas Italinë, San Marinon dhe Armeninë.

Paraqitja e përfaqësueses së 16-vjeçarëve në këtë turne ka qënë mjaft e kënaqshme. Suksesi me Italinë pas ekzkeutimit të 11 metërshave u pasua nga dy fitore të pastra. 2-0 kundër Armenisë dhe më e fundit ndaj San Marinos 3-1.

Ky është një sinjal tejet pozitiv në kuadër të eliminatoreve të kampionatit europian për këtë grupmoshë që do të startojnë në 23 tetor dhe sfidat e grupit 8 ku bën pjesë Shqipëria do të zhvillohen pikërisht në vendin tonë. Kuqezinjtë do të kenë si kudnërshtarë Republikën Ceke, Norvegjinë dhe Azerbaixhanin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency