Futboll

Shqipëria U-17 për formalitet përballë Lihtenshtejnit

Pas dy humbjeve minimale me Kroacinë dhe me Spanjën, me gola të pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes, përfaqësuesja e 17-vjeçarëve do të mbyllë kualifikueset e Europianit “Angli 2018” përballë Lihtenshtejnit.

Triumfi përballë rivalëve modestë do të shërbente si një fitore nderi, edhe sepse turneu me sistem grumbullimi është zhvilluar pikërisht përballë mbështetësve kuqezi.

Edhe në rast të një suksesi përballë skuadrës më të dobët të Grupit 2, pavarësisht rezultatit, përfaqësuesja shqiptare e 17-vjeçarëve nuk ka thuajse asnjë mundësi për të shpresuar kualifikimin në Elite Round.

Kroacia dhe Spanja ndajnë kreun në kuotën e 6 pikëve të plota dhe janë të kualifikuara. Në sfidën e fundit këto dy skuadra do të përballen për të përcaktuar fituesin e grupit, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga Dzemal Mustedanagic pozicionohen të tretët me zero pikë.

Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve do ti mbyllë kualifikueset me ndeshjen e kësaj të mërkure në orën 14:00 në stadiumin Selman Stërmasi, ku për të katërtin vit radhazi do të eliminohet prej fazës së grupeve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency