Futboll

Shqipëria U-19 përfundon grumbullimin, Dede bën një premtim!

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Nevil Dede ka përmbyllur ditën e sotme grumbullimin tre ditor, duke luajtur një ndeshje miqësore me ekipin Kombëtar U-20 që drejtohet nga Ilir Biturku. Ndeshja u zhvillua në Qendrën Sportive Kamëz, dhe është mbyllur me rezultatin 3-3. Golat për Kombëtaren e 19 vjeçarëve golat u shënuan nga Ernest Muçi, që shënoi një dopietë, dhe Fatmir Prengaj. Për U-20 shënuan Tedi Cara, Aldrit Oshafi dhe Mehdi Çoba.

Në këtë grumbullim të dytë për vitin 2019, trajneri Dede ka ndjekur me shume kujdes 22 lojtarët e grumbulluar, duke parë nga afër gjëndjen e tyre fizike, teknike dhe taktike gjatë seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve miqësore që kanë zhvilluar. Grupi lojtarëve dominohej nga datëlindjet 2001, por në këtë listë ishin grumbulluar edhe lojtarë të datëlindjes 2002 me synimin për ti pasur nën monitorim për të ardhmen. Binte në sy grumbullimi i 6 lojtarëve që aktivizohen në Angli, të cilët janë vëzhguar në detaje nga trajneri Dede për të parë cilësitë e tyre, si edhe i disa lojtarëve nga Shkëndija e Tetovës.

Në lidhje me këtë grumbullim dhe planin vjetor të Kombëtares U-19 deri në Turneun Eliminator të muajit nëntor, ku Shqipëria do të luajë kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë, ka folur trajneri Nevil Dede.

 STRATEGJIA – “Është strategjia e re që është ndërtuar. Do mundohemi të vëzhgojmë çdo lojtar  shqiptar nga çdo shtet. Një ndër arsyet kryesore të këtij grumbullimi janë disa lojtarë nga Anglia, që militojnë në klube të mira dhe shpresojmë të gjejmë elementë kryesorë që realisht vlejnë mbi të gjitha për perspektivën e  kombëtares A, sepse të gjitha ekipet zinxhirë të moshave janë në funksion të saj”.

ELEMENTET SHQIPTARË – “Çdo element ta seleksionojmë dhe të jetë në vëmendjen tonë maksimale. Deri në mes të muajit mars çdo gjë do të ketë përfunduar. Ideja e zyrës tonë përkatëse që ne dhe varemi është të kemi një kombëtare A për çdo moshë përkatëse, por edhe një kombëtare B për lojtarët që luajnë në kampionatit shqiptar apo  shqiptarët që luajnë në kampionatin maqedonas dhe lojtarët si rasti i tanishëm për lojtarët që duan të vëzhgohen nga ne por në pamundësi për të shkuar pasi janë elementë të shpërndarë në Evropë dhe nuk mund t’i ndjekim të gjithë një nga një”.

KOMBËTARJA A – “Shpresojmë që edhe me prurjet e fundit deri në mars do të bëjmë një ekip shumë solid dhe mbi të gjitha të kemi elementë vërtetë të talentuar që shumë shpejt të jenë pjesë e kombëtares U-21 dhe kombëtares tonë A”, përfundoi Dede.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency