Shqiponjat “vallëzojnë” edhe në Cardiff, Arsenali merr fitoren e dytë(Video)
Shqiponjat vallzojnë edhe në Cardiff. Arsenali triumfoi me shumë vështirësi në transfertën uellsiane ndaj Cardiff City-it dhe regjistroi suksesin e dytë radhazi në Premier League, pas dy humbjeve në dy javët e para. Një sukses 2-3 i skuadrës londineze që kishte edhe pak nuanca kuqezi brenda pasi goli i pari i Arsenalit ishte i gjithi shqiptar. Një krosim i Granit Xhakës nga këndi gjeti goditjen fituese të Shkodran Mustafit që e festoi golin me simbolin e shqiponjës për të treguar edhe njëherë tjetër origjinën e tij dhe për të bërë krenar të gjithë shqiptarët anambanë botës. Por në sekondat e fundit të pjesës së parë Cardiff City barazoi shifrat me golin e Camarasa. Megjithatë në minutën e 62-të, Aubameyang i shërbyer nga Lacazzete i dha sërish epërsinë skuadrës së Unai Emery. Uellsianët nuk u dorëzuan dhe gjetën shumë shpejt baraspershën me Ward. Por Laccazete 8 minuta para fundit të kohës së rregullt realizoi golin e 2-3 që i dha fiotoren Arsenalit dhe e ngjiti formacionin e Emery në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Cardiffi në këto 4 javë të para numëron 2 barazime dhe 2 humbje.



