Serie A

Shtatë të infektuar te Torino, sfida me Sassuolon drejt shtyrjes

Nuk ndalen infeksionet me Koronavirus në shtëpinë e Torinos. Këtë të mërkurë, në fakt, është konfirmuar një rast tjetër me COVID-19, i shtati në pak ditë. Kjo do të thotë se sfida e së premtes ndaj Sassuolos, sipas të gjitha gjasave, do të shtyhet.

Fakti që futbollistët e Torinos nuk kanë mundur të dalin në stërvitje prej dy ditësh të bën të mendosh se kjo ndeshje e javës së 24-t të Serisë A nuk do të mund të zhvillohet ditën që është programuar. Në njoftimin e Torinos shkruhet:

“Torino luajti ndeshjen e fundit zyrtare të premten e kaluar kundër Cagliarit, të cilën “granatat” e fituan falë golit të Bremer. Dy lojtarë nga skuadra e drejtuar nga trajneri Nicola nuk ishin të disponueshëm në këtë transfertë për shkak të Koronavirusit: Të infektuarit u rritën gradualisht pasi të gjithë pjesëtarët e ekipit kryen tamponët gjatë javës.”

Vendimi zyrtar për shtyrjen e takimit Torino-Sassuolo mund të mbërrijë gjatë orëve të mbrëmjes ose këtë të enjte. Në rast të shtyrjes, ndeshja do të luhet midis marsit dhe prillit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency