Ligue 1

Shtohen dyshimet rreth dëmtimit të Neymar, do të mungojë disa javë

Shtohen dyshimet rreth Neymar, dëmtimi i të cilit është kthyer në çështjen e ditës në Francë. Prezenca e mjekut të përfaqësues braziliane, Rodrigo Lasmar në Paris, nuk është një shenjë e mirë dhe tashmë me konfirmimin e qëndrimit jashtë të yllit brazilian për sfidën ndaj Manchester United në Champions League, rikthimi i tij në fushën e blertë duket si një mister.

Aktualisht, pas kontrolleve paraprake, nga infermieria vjen konfirmimi i një frakture në këmbën e djathtë dhe trajneri Tuchel deklaron se është duke shqyrtuar mundësinë e integrimit të një sulmuesi tjetër në vend të 26-vjeçarit. Dëmtimi i Neymar është i përsëritur dhe fraktura e ndodhur dublon atë të një viti më parë, për të cilën Neymar iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, çka bëri që ai të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithsesi, tema e dëmtimit të tij tek klubi francez i PSG-së po trajtohet si një temë tabu për të cilën askush nuk dëshiron të prononcohet. Gjendja reale e sulmuesit mbetet e paqartë, duke lënë vend për spekulime, të cilat flasin se do të nevojiten deri në tre muaj kohë për rikuperimin e tij të plotë. PSG-së i nevojiten shërbimet e 26-vjeçarit, por nga ajo që mund të kuptohet deri më tani, Neymar do të qëndrojë disa javë jashtë urdhrave të trajnerit Thomas Thuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency