Shtohen problemet te Barcelona, dy titullarë dëmtohen në barazimin e çmendur
Barazim spektakolar në Celta Vigo-Barcelona, ndeshje që u mbyll në barazim 3-3. Tjetër ndeshje pa fitore në La Liga për ekipin katalanas, e katërta radhazi, teksa shpërdoroi avantazhin e trefishtë të pjesës së parë!
Në pankinë do të ulet Xavi, teksa skuadra mike u drejtua nga Sergi. Dy titullarë humbi Barcelona në pjesën e parë, lajm që shqetëson trajnerin e ri të skuadrës.
Ansu Fati u frenua pas 5 minutave lojë. Talenti i Barçës pësoi një tërheqje në kofshën e majtë, dhe kontrollet e detajuara mjekësore do të pëcaktojnë kohën që duhet të qëndrojë jashtë.
Probleme edhe për Eric Garcia. Mbrojtësi spanjoll u dëmtua në pulpë, tentoi të sakrifikonte duke zbritur në fushë në pjesën e dytë, por duroi vetëm tre minuta dhe u zëvendësua.




