Futboll

Shtohet presioni për Milan, një tjetër ekip i Premier League i bashkohet garës për Leaon

Rafael Leao vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga klubet e mëdha europiane. Pas Chelseat, Paris Saint-German, Real Madrid apo Man City, listës për të siguruar shërbimet e portugezit i është bashkangjitur edhe Man United.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e “djajve të kuq” po monitorojnë situatën e Leaos me Milanin. Synimi i “kuqezinjve” është rinovimi i kontratës e cila përfundon në verën e vitit 2024, por në rast se një akord nuk do të arrihet atëherë në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit do të jetë edhe Man United. Trajneri i “djajve të kuq” është i bindur plotësisht për cilësitë e portugezit dhe nuk ka asnjë dyshim që për Man United do të ishte një përforcim me tepër vlera.

Rafael Leao  u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin italian, ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë në fitimin e Serie A nga Milani, sukses që mungonte prej vitit 2011. Gjithashtu sulmuesi portugez u shpall golashënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat me 11 gola.

Leao ka kontratë deri në 2024-ën me Milan-in, ndërsa kartoni i tij në treg vlerësohet 70 milionë euro, mirëpo shumë klube janë të gatshme të ofrojnë një shumë më të madhe për të siguruar shërbimet e Portugezit.

Rafael Leao kërkon 7 milionë euro në sezon për të firmosur zgjatjen e bashkëpunimit me Milanin dhe një çështje që shqetëson është edhe pagesa e  borxhi që portugezi i detyrohet ish klubit të tij Sportingut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency