Shtubina firmos me Laçin, Lulaj dhe Beqaj shumë pranë
Ndriçim Shtubina është përforcimi i parë i Lacit në këtë merkato të dimrit. Ish-kapiteni i Vllaznisë, pasi prishi kontratën me Kukësin, ka zgjedhur kurbinasit për të vijuar pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e bardhezinjve nuk kanë humbur kohë, pasi vendi i 3-të në kampionat ka zgjuar oreksin. Shtubina me eksperiencën e tij pritet të ndihmojë ekipin, pasi wshtw një futbollist me eksperiencë, por mbi të gjitha edhe një lojtar polivalent. Edicionin e kaluar ish- trajneri i tij te vllaznia e aktivizoi edhe si mbrojtjës të djathtë, madje 30-vjeçari ka justifikuar pritshmëritë. Me afrimin e tij reparti i avancuar i Laçit bëhet akoma më agresiv, duke iu shtuar lojtarëve si Reginaldo dhe Uzuni. Te kurbinasit po punojnë me kujdes edhe për përforcimin e repartit të mbrojtjes. Nuk është më surprizë dëshira e drejtuesve për të rikthyer Bruno Lulajn në skuadër, e konfirmuar edhe nga vetë lojtari për Supersport në emisionin “Gol pas Gol”i përpara sfidës Laçi-Skënderbeu. Gjithashtu mund të konsiderohet si i mbyllur edhe kalimi i mbrojtësit të djathtë Arbër Beqaj nga Teuta te bardhezinjtë e Laçit. 19-vjecari që është një njohje e vjetër e Gentjan Mezanit, u largua nga “Djemtë e Detit” dhe tashmë pas 6 ndeshjeve të aktivizuara në Durrës kërkon të fitojë vëmendjen pikëkrisht në Laç, aty ku besimi ndaj të rinjve nuk mungon.



