Ligue 1

Shtyhet Lens-PSG, luhet më 10 shtator!

Debutimi i Paris Saint Germain në sezonin e ri të Ligue 1 2020-2021 do të shtyhet edhe me disa ditë të tjera. Me kërkesë të kampionëve të Francës, Liga franceze e futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjen e javës së dytë mes Lens dhe PSG në program të shtunën në datë 29 gusht. Një  ndeshje që Parisi ishte i detyruar ta luante vetëm 6 ditë pas finales së Champions League, por skuadra e Tuchel nuk është ende gati. Kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar në datën 10 shtator menjëherë pas sfidave të kombëtareve, ndërkohë duhet theksuar që PSG ka për të rikuperuar edhe ndeshjen e javës së parë.

“Me kërkesë të Paris Saint-Germain dhe në marrëveshje me klubin Lens, LFP, sot në mbledhje, vendosi të shtyjë takimin midis  dy skuadrave , fillimisht planifikuar për të shtunën më 29 gusht 2020 në 21:00, ndeshja do të luhet më 10 shtator ora 21:00″.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency