Lajme

Shtyhet ndeshja Prishtina-Gjilani, “Fadil Vokrri” nuk është gati

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të hapë dyert për ndeshjen e fundit të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës, Prishtina – Gjilani. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar të dy klubet që ndeshja nuk mund të zhvillohet për momentin në këtë stadium, por pa përcaktuar një tjetër datë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është në pritje të vlerësimit përfundimtar të UEFA-s, nëse i plotëson kushtet e kërkuara nga ajo për ta lejuar Kosovën t’i zhvillojë ndeshjet zyrtare të saj në të.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency