Shtyhet një tjetër ndeshje në Angli, shkak koronavirusi
Pas sfidës ndaj Evertonit të martën, është shtyrë një tjetër ndeshje e Newcastle. Bëhet fjalë për transfertën ndaj Southamptonit, e planifikuar për të dielën në orën 15:00, në stadiumin “St. Mary’s”.
Vendimi është marrë nga drejtuesit e Premier League pasditen e sotme menjëherë pasi morën kërkesën e Newcastle, që arsyetoi se nuk plotëson numrin minimal prej 13 futbollistësh për të luajtur në këyë transfertë.
Koronavirusi është shndërruar në nië telash për klubet e Premier League, pasi numri i të prekurve po shtohet nga dita në ditë dhe deri tani janë shtyrë plot 17 ndeshje, ose thuajse dy javë…



