Lajme

Shtyhet për shkak të erërave të forta gara e Suela Mëhillit

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, PyeongChang, ku do të marrë pjesë siatorja shqiptare, Suela Mëhilli, është shtyrë për ditën e premte.

Arsyeja për këtë vendim është moti i keq me erëra të forta. Organizatorët, për arsye sigurie, vendosës shtyrjen e saj me 2 ditë.

Nuk ka ndryshime për slalomin gjigand, që është gara e dytë  për Suela Mëhillin. Skiatorja shqiptare do të zbresë në pistë në datën e caktuar, të enjten e 15 shkurtit.

Erjon Tola, në bazë të programit do të garohë më 18 dhe 22 shkurt në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të marrë pjesë edhe skiatori kosovar, Albin Tahiri.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency