Kategoria Superiore

Shtyhet Skënderbeu-Partizani, ja kalendari i javës së 21-të

Supersfida e javës së 21-të, mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila ishte planifikuar të luhej të premten në orën 18:00, është shtyrë për të shtunën, në orën 17:00.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së Partizanit, me pretendimin se koha për të përgatitur ndeshjen është shumë e shkurtër.

Me këtë ndryshim, të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen ditën e shtunë, të ndara në dy fasha oraresh, 3 në orën 14:00 dhe 2 në orën 17:00.

E shtunë, ora 14:00
Luftëtari-Vllaznia
Kukësi-Laçi
Lushnja-Kamza

E shtunë, ora 17:00
Teuta-Flamurtari
Skënderbeu-Partizani

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency