Lajme

Shtyrja e ndeshjes, Ejupi dhe Josa motivojnë futbollistët e Prishtinës

Prishtina ishte përgatitur për të luajtur ndeshjen përmbyllëse të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës, por një vendim i minutës së fundit të FFK-së bëri që përballja me Gjilanin të shtyhej, në pamundësi për të hapur dyert e “Fadil Vokrrit”. Për rrjedhojë skuadra kryeqytetase ka zhvilluar një seancë stërvitore, ndërsa e marta është lënë pushim. Kryetari i klubit, Remzi Ejupi iu ka mbajtur futbollistëve një fjalim të shkurtër, duke i motivuar se gjithçka do të rregullohet dhe se Prishtina do të kthehet së shpejti në shtëpinë e saj.

“Besojmë shpejt do të bëhet pranim-dorëzimi i objektit dhe do të kthehemi në shtëpinë tonë. Dua të fokusohemi maksimalisht për ndeshjes e së dielës kundër Trepçës ’89, sikur s’ka ndodhur asgjë sot. Ne, të gjitha ndeshjet si vendas do t’i zhvillojmë këtu, por edhe ku do që do të luajmë, ne duhet fituar.”

Edhe trajneri Mirel Josa foli para skuadrës, duke e pranuar se vendimi për të shtyrë ndeshjen ia ka prishur planet.

“Ky anulim i ndeshjes na prish planet e punës, por duhet kompensuar në seancat stërvitore. Krejt çfarë dua nga ju është të jeni sa më të bashkuar si grup dhe së bashku të përqendrohemi rreth synimit të suksesit që kemi”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency