Futboll

Shtyrja e zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Shkodrës, njerëz me influencë tentojnë të manipulojnë vullnetin e lirë

Asambleja e Përgjithshme për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm të FSHF-së do të mbahet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti. Tashmë lufta ka nisur dhe në distancë palët po tentojnë të tregojnë anët e tyre të forta.

Kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit pritet të garojë sërish për një mandat të gjashtë.

Ndërkohë ka nisur puna për të zgjedhur kryetarët e Shoqatave Rajonale të Futbollit me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme.

Sot, FSHF-ja njoftoi se zgjedhjet për kryetarin e Shoqatarës Rajonale të Shkodrës janë shtyrë për shkak të shumë rasteve të prekur nga COVID-19.

Megjithatë situata nuk duket të jetë kaq e qetë siç është përmendur në njoftimin e institucionit të futbollit në vend.

Njerëz mjaft të njohur dhe me mjaft influencë në politikën shqiptare, kanë marrë kartat e identitetit të 13 anëtarëve me të drejtë vote të Shoqatës Rajonale të Shkodrës, duke i kërcënuar për zgjedhjen e tyre.

Bëhet fjalë për Tom Doshin që me bashkëpunëtorët e tij ne qytetin e Shkodrës po punon fort për të ndryshuar vullnetin e lirë të zgjedhësve, konkretisht anëtarëve votues për kryetarin e Shoqatës Rajonale të Shkodrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency