Futboll

Shuhet ëndrra e Flamurtarit për të marrë Caleb Ekuban

Caleb Ekuban zbarkon në Turqi, për të luajtur me skuadrën e Trabzonsporit, që militon në elitën e futbollit turk. Pasi doli jashtë planeve të trajneri argjentinas Marcelo Bielsa, 25-vjeçari me origjinë nga Gana, por me pasaportë italiane, është kërkuar nga disa klube në Turqi, por oferta e Trabzonsporit duket se ka qenë më bindëse.

Bie poshtë çdo mundësi e kthimit të sulmuesit në Superiore, ku së fundmi e kërkonte me ngulm Flamurtari. Administratori i kuqezinjve, Sinan Idrizi, e pranoi në “Zona Gol” se i kishte ofruar sulmuesit gjysmën e pagës që përfitonte te Leeds United dhe se priste deri në ditët e fundit të gushtit përgjigje, por duket qartë se e ardhmja e futbollistit nuk do të jetë në Shqipëri.

Caleb Ekuban u aktivizua për një sezon te Partizani (2016-2017), i huazuar nga Chievo, por në verën të 2017-ës klubi italian e shiti te Leeds United për 500 mijë euro. Me të kuqtë shënoi 17 gola në 34 ndeshje të Superiores.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency