Katar 2022

Shuhet shpresa e francezit për të marrë pjesë në Botëror, operohet dhe mungon katër muaj

Mesfushori i Francës dhe Chelsea-t, N’Golo Kante, përfundimisht e ka humbur Botërorin “Katar 2022”. 31-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë barazimit 2-2 të Chelsea-t në shtëpi me Tottenhamin më 14 gusht. Futbollisti i është nënshtruar operacionit (ka përfunduar me sukses), pas problemeve të fundit që kishte në femur, por koha e riaftësimit do të jetë rreth katër muaj.

Në deklaratën e Chelsea-t thuhet se vendimi për t’u operuar për të riparuar dëmin ishte “i ndërsjellë”.

Trajneri i bluve, Graham Potter, tha përpara ndeshjes me Aston Villan fundjavën e kaluar se Kante ishte përballur me një pengesë të pakalueshme në përpjekjen e tij për të rifituar sa më parë gjendjen fizike.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency