Kategoria Superiore

Shumë enigma te Kukësi, edhe Bruno Lulaj pa kontratë

Kukësi e sezonit të ardhshëm me shumë mundësi do të rikthehet të ribëhet. Kjo kuptohet qartë nga largimet e deritanishme, me emra si Hila, Musta, Xhika, Marku, De Lucas e të tjerë.

Në ajër janë edhe futbollistë të tjerë, të cilëve u kanë përfunduar kontratat. Për Vasil Shkurtajn duket një histori e mbyllur ajo me Kukësin, pasi nuk u kualifikuan në kupat e Europës.

Një tjetër lojtar që është në dyshim për vazhdimësinë është mbrojtësi Bruno Lulaj. Atij i ka përfunduar kontrata me Kukësin dhe mbetet të shihet nëse do të qëndrojë te verilindorët.

Lulaj ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Kukësit. Në të shkuarën qendërmbrojtësi është aktivizuar edhe me Skënderbeun e Laçin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency