Siguria, bileta të personalizuara për Skënderbeu-Partizan B.
Të enjten, më 19 Tetor, ora 21:05, Skënderbeu luan në “Elbasan Arena” kundër Partizanin e Beogradit në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe të Europa League-s. Klubi korcar u bën thirrje tifozëve për një mbështetja sa më masive, për të bashkuar forcat për ëndrrën europiane. Pikat e shitjes janë hapur në tre qytete, në Korcë përballë me Kinemanë si dhe në Tiranë dhe Elbasan pranë stadiumeve “Selman Stërmasi dhe “Elbasan Arena”. Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në “Elbasan Arena”.
Biletat, për shkak të rëndësisë së veçantë që mbart takimi, do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të bëhet me kartë identiteti. Tribunat D, E dhe F do të shiten vetëm në qytetin e Korçës.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë:
Tribuna G dhe C 500 Lekë
Tribuna E, D dhe F 700 Lekë
Tribuna A1, A2, A3, A4 2000 Lekë
Tribuna B1, B2, B4, B5 2000 Lekë
Tribuna B3 3000 Lekë
Tribuna VIP 6000 Lekë



