“Sikur e morën nga rruga”, Lampard mbron veshjen e Delle Alli: Nuk më intereson çfarë bën jashtë fushe!
Everton zhgënjeu pritshmëritë në gjysmën e parë të sezonit dhe në janar drejtuesit e klubit bënë shumë ndryshime, përfshirë edhe shkarkimin e trajnerit Rafa Benitez dhe emërimin e Frank Lampard. Ndërkaq, së bashku me Lampard, në merkato pati edhe dy afrime të bujshme teksa fjalë është për Donny Van De Beek dhe Delle Alli.
Të dy këta futbollistë kishin hasur vështirë në klubet e tyre të mëparshme, Manchester United dhe Tottenham ndërsa Everton kërkon t’i rikthejë në versionin e tyre më të mirë. Por, ai që menjëherë ka marrë kritika edhe pse pa luajtur është Delle Alli. Fantazisti, njihet edhe për fantazinë e tij jashtë fushe, sidomos në lidhje me stilin e veshjeve.
Dhe në këtë pikë, ish-lojtari i kombëtares së Anglisë, Glenn Hoddle u shpreh se Delle Alli dukej sikur e kishin marrë nga puna. Megjithatë, trajneri Lampard i ka dalë në mbrojtje futbollistit të tij ndërsa shton se atij nuk i intereson se çfarë bën lojtari jashtë fushe.
“Nuk më intereson çfarë makine ka apo se çfarë vesh në momentin që vjen në stërvitje çdo ditë dhe kërkon të përmirësohet çdo ditë. Delle Alli e respekton klubin dhe shokët e tij të skuadrës dhe jep gjithçka në fushë. Në fund, secili ka personalitetin e tij dhe unë dua të qëndroj larg kësaj pjese”, u shpreh Lampard.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



