Fun

Silva kalon pushimet me të dashurën në Barcelonë, a është kjo një shenjë?

Bernardo Silva është qershia mbi tortë që Barcelona dëshiron, për të kompletuar një skuadër ëndrrash me të cilën do të garojë tituj e trofe.

Portugezi është joshur nga ideja për të luajtur për Barçën, por nënshkrimi i tij duket shumë i komplikuar për shkak të problemeve të ‘fair-play’ që ekzistojnë në klubin e katalanasve dhe për shkak të çmimit të lartë, rreth 100 milionë euro që Manchester City kërkon për kartonin e 28-vjeçarit.

Ndërkohë që priten lajme për të ardhmen e tij, partnerja e Silva-s, Ines Degener po shijon pushimet në Costa Brava me familjen e tij dhe prania e portugezit në Katalonjë ka nxitur zërat për nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit me Barçën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency