Simeone: Griezmann do vendosë vetë, gjithçka në dorë të tij!
Diego Simeone lë gjithçka në dorë të Antoine Griezmann. Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të sulmuesit francez nga Atletico Madrid, me Barcelonën që është rikthyer fuqishëm në garë për të marrë shërbimet e Griezmann. Edhe pse rinovoi me Los Colchoneros vetëm një vit më parë dhe te Atletico merr një pagë marramendëse prej rreth 23 milionë eurosh në sezon, Griezmann është i tunduar nga Barça pasi te katalanasit edhe pse do të mbetej nën hijen e Lionel Messit do të kishte mundësi të fitonte shumë tituj. I pyetur mbi një largim të mundshëm të bomberit francez, Diego Simeone deklaroi se do jetë ai që do ta thotë nëse dëshiron të ndërrojë skuadër ose jo.



